Last Updated on 26/02/2026 by Kesjana
Fondi i Pensioneve SIGAL këtë muaj shënon 20-vjetorin e aktivitetit të tij, 15 vitet e fundit si fond privat pensionesh. Pas hyrjes së SIGAL në vitin 2011, fondet e administruara janë 20-fishuar, me një kurbë kthimi në rritje të vazhdueshme dhe mbi40 milionë euro asete nën administrim sot. Me këtë rast u publikua edhe një dokumentar i shkurtër 14-minutësh përrrugëtimin dhe zhvillimin e Fondit.
CEO i SIGAL INSURANCE GROUP, Avni Ponari, theksoi se krijimi i fondit ishte një nismë vizionare në një realitetekonomik të brishtë, kur koncepti i pensioneve private ishteende pak i njohur. Sipas tij, fondi u ndërtua si instrument kursimi afatgjatë që u jep qytetarëve mundësinë e një pensioni suplementar përkrah atij shtetëror, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të kolonave të tjera të pensioneve për të ardhmenfinanciare të shqiptarëve. Urimi i CEO-s së SIGAL Insurance Group mbartte edhe vizionin për jetëgjatësinë e projektit tëFondit Sigal: “Ju uroj edhe një herë stafit të Fondit tëPensioneve dhe të gjithë anëtarëve të fondit suksese dhefestofshi, ashtu si në gjithë Evropën, 100-, 200- apo 300-vjetorin e ardhshëm.”
Dëshmia e muzikantit Shkëlqim Arizi në dokumentar sjell njëperspektivë personale mbi rëndësinë e kursimit në një fond pensionesh. Ai, si një nga qindra përfituesit e një pensioni tërregullt mujor në Fond, dëshmon se kontributet mujore përpension privat rezultuan një vendim i zgjuar, që sot i siguronpension të dytë dhe më shumë qetësi në moshën e tretë.
Ndërsa këshilltari i përgjithshëm dhe njëherësh një ndërthemeluesit e Fondit, Naim Hasa, u ndal te roli sistemik ifondeve private, duke i cilësuar ato një zgjidhje reale për sfidat e sistemit publik dhe për rritjen e mirëqenies në pleqëri. Zëvendësdrejtori i SIGAL Pension, Edmond Koçi, theksoiformat praktike të investimit, nga kontributet mujore deri tepagesat e menjëhershme, si dhe fleksibilitetin dhe përfitimetfiskale për individë dhe kompani.
Për të zbuluar më shumë mbi këtë rrugëtim 20-vjeçar suksesesh, ju ftojmë ndjekjen e dokumentarit të shkurtër të përgatitur me këtë rast./kb
