Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj u ndal sot te situata që lidhet me debitorët publikë. Shehaj u shpreh se është shumë e rëndësishme që institucionet ta trajtojnë çështjen në mënyrën e duhur, pasi sipas saj disa prej tyre kanë edhe akses të gjerë në të dhëna të rëndësishme, siç janë ato tatimore.
Sipas Shehajt, deputetët dhe ministrat duhet të dalin dhe të bëjnë qartësime mbi këtë rast, për të kuptuar se kujt i falen gjobat dhe për të shmangur keqkuptimet.
“Po flasim për shuarjen e detyrimeve. Pra, kjo falja e gjobave. Nuk po flasim për paqen fiskale. Jemi tek shuarja e detyrimeve. Çdo subjekt që është debitor në tatime, në bazë të ligjit, është publik. Dhe nëse do të donin të shikonin se kush ka shumë borxhe në tatime, në faqen online të tatimeve, është publikuar historikisht. Dhe kjo do i ishte thënë dhe atij ministrit, meqë bën ai ministri ashtu, ose është keqkuptuar ministri, e ka me këtë pjesën tjetër kush do jetë te paqja fiskale. Debitorët, janë publikë. Janë të gjithë publikë. Jo s’janë shumë pak.
Ti duhet të dalësh dhe ta thuash këtë gjënë dhe deputetët të dalin dhe ta thonë këtë gjënë që është detyrim ligjor. Në faqen e tatimeve publikohen të gjithë debitorët. Të gjithë. Involvoi institucione si KLSH-ja. E ka KLSH-ja. Sepse me ligj KLSH-së i është dhënë e drejta dhe të ketë akses në sistemin e IT-së. Në tatime. Pra në raste të tilla, në raste të tilla, duhet që angazhimi, ndërgjegjësimi që duhet të bëjë deputetët e opozitës, aq deputetë sa jeni atje, ju të partisë më të madhe të opozitës, duhet të ishte tjetër gjë. Nuk mund të ishte thjesht një moment komisioni që nuk i sheh kush, por ju duhet të kishit mbledhur ekspertë në tryeza dhe duhet të kishit krijuar ju tryeza publike me ekspertët, ata që vinin, ata që kanë frikë, le të mos vijnë, dhe ka boll ekspertë që vijnë, që të diskutohej kjo çështje. Sepse ka diçka, ajo nuk është e keqe në një pjesë të saj, por është shumë e keqe në disa momente të tjera që nuk flitet.
Është shumë e keqe kur thuhet se ne do të kompensojmë ty TVSH-në pa ta kontrolluar atë TVSH-në. Është shumë e keqe kur flasim, sepse ka momente që thotë, edhe nëse je në hetim ti, gjatë periudhës që kërkon shuarje. Po ku e di subjekti që është në hetim? Do marrim ne vërtetim nga gjykata, prokuroria. Po prokuroria ne e dimë shumë shumë mirë, që për shumë çështje regjistron veprën, po jo subjektin. Dhe ka plot hetime që nuk mund ta thotë ai, po të hetoj unë ty, sepse ai mund të të hetojë, është duke hetuar subjektin me metoda proaktive për shembull”,-tha Shehaj./K.M
