Nga ERVIN BAKU
Kush jeni ju që doni të vërtetoni trupin e volejbollistes FEMËR Stephanie Goulart NAYARA FERREIRA???
Me një karrierë ndërkombëtare 18-vjeçare, volejbollistja FEMËR ka luajtur në nivelet më të larta në Brazil, Francë, Spanjë, Çeki, Finlandë, Portugali dhe në Arabinë Saudite. E lexuat mirë? Në 7 shtete. Dhe nuk ka patur kurrfarë problemi! Kurrfarë dyshimi! KURRË! ASGJËKUNDI! Federatat e volejbollit të 7 shteteve të mësipërme dhe Federatat Ndërkombëtare të volejbollit e kanë parë ashtu siç e ka lindur e ëma: FEMËR. Vjen në Shqipëri, me Dinamon e Tiranës. Federata Shqiptare e Volejbollit e federon. Volejbollistja FEMËR luan 5 javët e para të kampionatit. Deri këtu, gjithçka në rregull. Gjithçka brenda normalitetit.
Befas, Federata Shqiptare e Volejbollit ndryshon mendje. Pezullon volejbollisten FEMËR dhe kërkon zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë. “Ti nuk je femër”… “Ne jemi më të zgjuar se gjithë të tjerët. Shumë më të zgjuar. Ta shikojmë mirë këtë punë. T’i thellojmë kërkimet shkencore”… SKANDAL më të madh nuk ka. Ky është diskriminim i pastër ndaj volejbollistes FEMËR, cënim i rëndë dinjiteti ndaj volejbollistes FEMËR, shkelje flagrante e të Drejtave të Njeriut ndaj volejbollistes FEMËR!
Unë e di fort mirë që rikthimi i Dinamos së Madhe të Elës, Mozës, Lulës, Ketit, etj, ju ka “tërbuar” dhe “errësuar” sytë dhe gjykimin… Por, mos gaboni në këtë farë feje… Mbroni sportin! Të fitojë më i miri!
E DREJTA DO TË TRIUMFOJË!
P.S. Jam të me ty NAYARA FERREIRA! Jam me ty, me mish e me shpirt! E di pse? Sepse jam gjithnjë me të drejtën! E di pse? Sepse jam gjithnjë me sportin! Që nga mosha 4-vjeçare. Kur më çonte në pallatin e sportit “Partizani” më i madhi i më të mëdhenjve, Gim Fagu.
P.S. Dinamo nuk u intimidua nga kjo padrejtësi e madhe. Fitoi kundër Tiranës, kundër Federatës dhe kundër padrejtësisë. Fitore KARAKTERI! Lula Duka dhe Keti Doçi ishin aty. Edhe NAYARA FERREIRA ishte aty. Si një profesioniste e vërtetë! Në mbështetje të skuadrës së saj.
