Demokratë e socialistë nesër do të bëhen bashkë në orën 16:00 për të zhvilluar seancën plenare të radhës. Por ndryshe nga të shkuarat, seanca plenare e së martës do t’i kushtohet zgjedhësve.
Deputetët e të gjitha partive politike pritet të diskutojnë në seancë plenare për problematikat e qytetarëve të cilat i kanë parë e dëgjuar nga afër gjatë takimeve në terren.
Në rendin e ditës të seancës së nesërme është miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 19 Nëntorit, njoftime të cilat do të bëhen nga kryeparlamentari Niko Peleshi dhe më pas, më e rëndësishmja, shqetësimet e popullit.
Sipas përcaktimeve në rregullore, kjo seancë dedikuar zgjedhësve do të zgjasë 4 orë ndërsa priten edhe debate në arenën e famshme kur të gjithë bëhen bashkë. m.p.
