Last Updated on 23/06/2026 by Anisa
Elisa Spiropali ka zgjedhur t’u përgjigjet kritikave jo me replika politike, por me vargjet e fuqishme të Anna Akhmatova, duke sjellë në vëmendje motivin e qëndresës përballë sulmeve dhe gjuhës së ashpër, një sinjal i koduar në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së komunikimit brenda mazhorancës.
“Mirëmëngjes

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.”
Më pas, ajo sjell vargjet e njohura të Akhmatovës, ku përmes metaforës së “gurëve” të hedhur mbi subjektin lirik dhe shndërrimit të tyre në “një kullë të hijshme”, theksohet ideja e qëndrueshmërisë përballë presionit dhe kritikës. Poezia mbyllet me një ton reflektues, ku prania e “Muza”-s simbolizon vazhdimësinë e krijimit dhe forcën e shprehjes.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë./ad