Last Updated on 07/08/2026 by EL
Pasi sot hynë në fuqi masat e reja të parashikuara në Kodin Rrugor, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili ishte një nga ligjvënësit që hartoi ndryshimet që ashpërsojnë sanksionet për shkelësit e ligjit të qarkullimit rrugor. Në një video në Facebook, Braçe shprehet se këto ndryshime kanë si qëllim sigurisë së qytetarëve në rrugë.
Më tej deputeti socialist shprehet se me këto masa largohen nga drejtimi i automjeteve, shkelësit kronikë, të cilët sipas tij, shpesh herë janë toleruar nga forcat e rendit.
Një thirrje, Braçe kishte edhe për policinë e Shtetit, të cilës i kërkon që të respektojë masat e reja. Sipas tij, një vëmendje duhet kushtuar edhe elementëve brenda policisë, që shpesh herë janë futur në pazare me shkelësit, të cilët sipas tij, kanë marrë edhe jetë njerëzish.
“Ka ndodhur shpesh qe rregullat deshtojne dhe ka vec nje shkak-perdorimi i rregullave si burim perfitimi te paligjshem”, deklaron Braçe.
Postimi i plotë:
RREGULLAT E REJA PER SHOFERET NE RRUGE-NE FUQI;
DUHET TI SHERBEJNE SIGURISE TE TE GJITHEVE!
JO PASURIMIT TE DISAVE, QOFSHIN DHE POLICE!
Qellimi ka qene;
1. Mbrojtja e cilitdo qe perdor rrugen per te levizur, drejtues mjeti privat, drejtues mjeti ne nje sherbim publik, pasagjeri;
2. Mbrojtja e gjithkujt pertej rrugeve-ne trotuar apo kudo, ku mjeti i dtejtuar nga nje i dehur apo i droguar perfundon;
3. Largimi nga rruga te VRASESVE-te gjithe ata qe te dehur e droguar, dakin ne rruge e VRASIN perdorues te rruges apo pertej saj!
NDALOHEN PERJETE KETA TE DALIN NE RRUGE NESE NDALOHEN DY HERE NE KETE GJENDJE;
DY HERE JANE SHUME SI KERCENIM!
DY HERE JANE BOLL PER TE VRARE!
Tani i takon POLICISE SE SHTETIT TE ZBATOJE RREGULLAT;
JO POLICE TE VECANTE NE TE, TE PERFITOJNE PARA GJATE ZBATIMIT TE RREGULLAVE!
Ka ndodhur shpesh qe rregullat deshtojne dhe ka vec nje shkak-perdorimi i rregullave si burim perfitimi te paligjshem!
Pasoja ka qene e qarte:
Siguria ne rruge eshte thyer nga te FALURIT PER PARA dhe ne rruge nuk kane ndodhur thjesht vrasje, por MASAKRA!
