Paris Saint-Germain dhe Flamengo do të luajnë sot në orën 18:00 në Doha finalen e Kupës Interkontinentale.
Skuadra kampione e Champions League synon këtë trofe, që vitin e kaluar u fitua nga Real Madrid.
“Mendoj se motivi është i qartë. Të bënim historinë ishte objektivi ynë sezonin e kaluar dhe mbetet edhe për këtë sezon”, tha Luis Enrique.
Flamengo, që është kampion i Amerikës së Jugut, siguroi finalen e Kupës Interkontinentale, pasi mundi skuadrën egjiptiane Pyramids, më e mira në Afrikë. Ekipi brazilian ka ndryshuar nga ai i sezonit të kaluar, por dëshira mbetet e njëjtë për të fituar.
“E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe shpresojmë të shkruajmë emrat tanë në histori. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por gjithçka është e mundur”, tha Filipe Luis.
FIFA, pasi vendosi që Botërorin e Klubeve ta zhvillojë një herë në 4 vite, krijoi Kupën Interkontinentale. Në këtë aktivitet marrin pjesë kampionët e çdo konfederate për atë sezon dhe ndeshjet janë me eliminim direkt./M.XH
