“Nëse në SPAK kanë bindjen e thellë se, duke u rikthyer në zyrë, Belinda Balluku mund të prishë provat dhe mund të përsërisë të njëjtat gjëma si ato që kemi lexuar në përgjimet e llahtarshme, ata janë të detyruar t’i rikthehen rrugës normale: kërkimit të heqjes së imunitetit të saj nga parlamenti”. Kështu shkruan Andi Bushati në një editorial të fundit për çështjen më të diskutuar të dhjetorit.
“Prokurori Prençi është i dënuar ta bëjë këtë, madje që të hënën” vijon Bushati. Sipas tij, pa pritur gjykimin e themelit në kushtetuese, për të trehuar nëse ata vërtetë kanë ndonjë skrupull për të mbajtur gjallë pandehmën se SPAK është një institucion që ka këllqe të veprojë pa leje.
“Nëse kërkimi i imunitetit të Ballukut është juridikisht një detyrim, nga ana tjetër, moralisht dhe politikisht, ai shërben si një e mirë që i bëhet publikut. Vetëm kjo është rruga për të treguar se që prej 20 nëntorit, SPAK dhe Rama nuk kanë qenë personazhe të një balloje me maska”, e mbyll shkrimin e tij analisti i njohur. M.P.
