Last Updated on 31/10/2026 by EL
Pas refuzimit të studentëve për të pranuar militantët dhe deputetët e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit, Gazment Bardhi tha për Report Tv se demokratët nuk e kanë betejën me partitë e vogla, por me kryeministrin Edi Rama.
“10 apo 12 njerëz që kanë më shumë zë kundër opozitës sesa Ramës, le ta vijojnë strategjinë e tyre. Nuk e shpëtojnë dot Ramën. Nuk ka askush dyshime që PD është partia më e madhe e opozitës dhe nëse ne betejën do ta kishim me parti të vogla, mund të bënim luftë me ta. Ne jemi të vërtetë, luftën e kemi me Ramën dhe do të vazhdojmë luftën me Ramën”, tha Bardhi./et
