Last Updated on 05/10/2025 by adminfjala
Shega është një frut i njohur për fuqinë e saj antioksiduese, e cila ndihmon organizmin të mbrohet nga radikalet e lira dhe faktorë të tjerë rrezikshëm si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur dhe kequshqyerja. Ky efekt mbrojtës e bën shegën një aleat të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm.
Studimet e fundit kanë treguar se lëngu i shegës mund të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkëri, të paktën tek minjtë eksperimentalë. Ky zbulim është i rëndësishëm, duke pasur parasysh se kanceri i mushkërive është ende një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë nga kanceret. Përveç mushkërive, shega duket se ofron mbrojtje edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Konsumi i rekomanduar është rreth 2-3 gota lëng shege në ditë.
Përveç vetive antioksiduese, shega ndihmon edhe në luftën kundër plakjes. Një substancë e quajtur “urithin A”, që prodhohet nga përpunimi i shegës nga mikrobet e florës bakteriale, ndihmon muskujt të rigjenerohen dhe ruan masën dhe funksionin e tyre./kb
