Last Updated on 09/06/2026 by EL
Udhëzimet për ushqyerjen e shëndetshme rekomandojnë konsumin e 5 racioneve me fruta e perime çdo ditë. Por një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Food and Function” po e sfidon këtë këshillë kur flitet për zemrën.
Studiuesit pasi analizuan të dhënat e 30 mijë personave në Britani dhe SHBA dolën në përfundimin se për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare nuk ka rëndësi vetëm sa fruta dhe perime hamë, por edhe cilat zgjedhim të konsumojmë.
Ekspertët zbuluan se shumë njerëz dhe pse konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime nuk marrin sasi të mjaftueshme të flavanoleve, që janë përbërës natyralë që ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekjet nga zemra.
Flavanolët gjenden kryesisht në fruta perime me ngjyrë të kuqe si luleshtrydhet, kumbullat, manaferrat e zeza, , boronicat, qershitë dhe mollët me lëkurë. Por urime të mira janë edhe bathët, fasulet pinto, si dhe çaji jeshil.
Ekspertët theksojnë se shtimi i një molle në ditë, një grushti manaferra ose një filxhani çaji jeshil në dietën e përditshme mund të ndihmojë në rritjen e marrjes së këtyre përbërësve të dobishëm dhe të sjellë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës./et
