Një studim i ri kinez zbuloi lidhje midis konsumit të lartë të kripës dhe rrezikut më të madh për sëmundje të depresionit.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 15,000 të rriturve. Ata vlerësuan sa shpesh njerëzit shtojnë kripë shtesë në ushqim, përveç atij që përdoret gjatë gatimit dhe e krahasuan këtë me rezultatet e testeve të depresionit.
Rezultati: Një frekuencë më e lartë e shtimit të kripës u lidh me simptoma depresive dhe në disa raste, edhe me çrregullime më të rënda të depresionit.
Kjo lidhje mund të jetë e ndërlidhur me mekanizma biologjikë si reagimet e sistemit imunitar, efektet në hormone të stresit dhe ndryshimet në mikrobiotën e zorrëve, fusha që kërkojnë më shumë hulumtim shkencor.
Çfarë mund të bësh?
Të reduktosh sasitë e kripës që vendos në ushqim mund të jetë një strategji e thjeshtë për të mbështetur shëndetin mendor, megjithëse kërkimi vazhdon dhe këto rezultate ende nuk provojnë një shkak-efekt absolut.
Për më mirë, një dietë e ekuilibruar, me fruta, perime dhe pak ushqime të përpunuara, është shpesh e rekomanduar për shëndetin mendor dhe fizik./mxh
