Të rriturit në Angli po konsumojnë shumë më tepër kripë nga sa mund ta kuptojnë, ekuivalentin e 22 qeseve me patatina çdo javë, sipas një analize të re nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF).
“Shumica e kripës që hamë është e fshehur në ushqimin që blejmë, siç është buka, drithërat, salcat e përgatitura paraprakisht dhe ushqimet e gatshme, kështu që është e vështirë të dimë se sa kripë po konsumojmë. Ky është një lajm i keq për shëndetin e zemrës sonë, pasi të hash shumë kripë rrit ndjeshëm rrezikun e presionit të lartë të gjakut, një shkak kryesor i atakëve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve të tjera serioze”,-tha Dell Stanford, një dietolog i lartë i BHF.
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se marrja e tepërt e kripës mbetet një nga rreziqet më serioze dhe të parandalueshme për shëndetin kardiovaskular./Kb
