Sipas një studimi shumë të madh shkencor që përfshiu të dhëna nga më shumë se 1.8 milion njerëz në tre kontinente, një dietë pa mish lidhet me një rrezik të ulët për disa lloje kanceri krahasuar me ata që konsumojnë mish. Studimi është botuar në British Journal of Cancer.
Gjetjet kryesore për vegetarianët
Në krahasim me njerëzit që hanë mish:
Vegetarianët kishin rrezik më të ulët për disa lloje kanceri:
Rreth 21% më pak rrezik për kancer pankreasi
Rreth 9% më pak rrezik për kancer të gjirit
Rreth 12% më pak rrezik për kancer prostatës
Rreth 28% më pak rrezik për kancer të veshkave
Rreth 31% më pak rrezik për multiple myeloma (një lloj kanceri i sistemit të imunitetit)
Megjithatë, studiuesit vunë re se vegetarianët kishin rrezik të dyfishuar për një lloj të veçantë të kancerit të ezofagut, sipas të dhënave të mbledhura.
Ekspertët sugjerojnë se përfitimet e një diete pa mish për reduktimin e rrezikut të disa kancereve mund të lidhen me konsumin më të lartë të frutave, perimeve dhe fibrave./mxh
