Re të dendura tymi të zi mbuluan qiellin mbi Beirut këtë të mërkurë, pas sulmeve ajrore izraelite që goditën kryeqytetin libanez.
Pamjet nga terreni tregojnë makina të dëmtuara, ndërtesa të rrënuara dhe flakë zjarri që ngrihen mbi zonat e goditura, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile punojnë për të shuar zjarret dhe për të kërkuar të mbijetuar nën rrënoja.
Sulmet vijnë në një moment kur Izraeli ka pezulluar operacionet ndaj Iranit, por ka intensifikuar ndjeshëm ofensivën paralele në Liban. Sipas autoriteteve libaneze të shëndetësisë, bombardimet kanë shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur.
Përshkallëzimi i dhunës ka rritur shqetësimet për një konflikt më të gjerë në rajon, ndërsa situata humanitare në Liban po përkeqësohet me shpejtësi./mxh
