Një sulm i madh kibernetik ka goditur qindra supermarkete si Franca, Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Belgjika.
Në Francë mbinxehja e frigoriferëve dhe ngrirësve, ndikoi në prishjen e produkteve ushqimore dhe dëme të konsiderueshme financiare.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, temperaturat në disa pajisje ftohëse arritën deri në 50 gradë Celsius.
Sulmi preku rrjete të njohura supermarketesh, përfshirë Carrefour, Intermarché dhe Monoprix. Si pasojë, sasi të mëdha mishi, bulmeti dhe produktesh të ngrira u desh të hidheshin për të shmangur rreziqet për shëndetin e konsumatorëve. Dëmet financiare vlerësohen në dhjetëra miliona euro.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit dhe mënyrën se si u komprometuan sistemet e kontrollit të pajisjeve ftohëse.
Dyshimet paraprake lidhen me dobësi në programet e kontrollit të sistemeve të ftohjes, të cilat nuk ishin përditësuar. Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e zinxhirit të furnizimit me ushqime në Evropë./k.m
