Last Updated on 13/10/2026 by Anisa
Armand Aliaj u dhunua rreth orës 07:00, teksa ndodhej i vetëm në lokalin e tij në Ballsh. Ai pësoi dëmtime në ballë, duar dhe shpatull, ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë.
Ish-shefi i zjarrfikëses së Mallakastrës, Armand Aliaj, është dhunuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Ballshit nga persona të maskuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, kur Aliaj ndodhej i vetëm në lokalin e tij. Sipas të dhënave paraprake, autorët e kanë goditur nga pas me një levë dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.
Pas sulmit, Aliaj është paraqitur në spitalin e Ballshit, ku ka marrë ndihmën e parë. Ai ka pësuar dëmtime në ballë, duar dhe shpatull. Plaga në ballë ka kërkuar qepje, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e qëndrueshme.
Aliaj ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Deri tani, motivi i sulmit nuk është bërë i ditur.
Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ad
