Last Updated on 29/10/2026 by Monika
Analisti Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se superimuniteti që i dha sot Kuvendi Guvernatorit Gent Sejko me ligjin për “Bankën e Shqipërisë” është tepër i ekzagjeruar dhe ky ndryshim ligjor bëhet kur ka ndonjë problem.
“Më duket tepër i ekzagjeruar. Kur bëhet një ndryshim ligjor në Shqipëri? Bëhet kur lind ndonjë problem. Të vetmin rast kishim rastin e Fullanit, por atë e sulmoi mazhoranca. Po të sulmoi mazhoranca, jo vetëm të fut brenda, por edhe të transferon dhe të ndërron qelinë.
Një nismë ligjore ndërmerrret kur në shoqëri lind një problem. Unë e kuptoj pavarësisht se i di arsyet personale të Edi Ramës”- tha Bushati./mxh
