Last Updated on 09/06/2026 by Monika
Kombëtarja e Argjentinës po kryen përgatitjet e fundit në SHBA përpara nisjes së Botërorit. Kampionët në fuqi do të luajnë miqësoren e fundit ndaj Islandës.
Trajneri Lionel Scaloni po fokusohet te menaxhimin i minutave të lojtarëve për shkak të disa problemeve muskulore në skuadër.
Lionel Messi pritet të luajë vetëm një pjesë të lojës ndaj Islandës për të shmangur rreziqet. Ndërsa Nico Paz, Gonzalo Montiel dhe Nahuel Molina janë rikuperuar, Julián Álvarez dhe Leandro Paredes nuk janë ende në formën e tyre më të mirë.
Gjithashtu, mbrojtësi Leonardo Balerdi ka mbetur jashtë Botërorit për shkak dëmtimi dhe zëvendësuesi i tij pritet të vendoset së shpejti.
Argjentina, e cila ndodhet në Grupin J, do të debutojë në turne më 17 qershor kundër Algjerisë, për t’u përballur më pas me Austrinë dhe Jordaninë.
Turneu nis zyrtarisht më 11 qershor./mxh
