Last Updated on 12/09/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të shtunë mbi Reformën Territoriale për bashkitë në Qarkun Gjirokastër.
Ky ishte një takim informues mbi Reformën Territoriale, ku u diskutua për një organizim më funksional të qeverisjes vendore dhe përfaqësim më të drejtpërdrejtë të qyteteve në këshillat bashkiakë.
Kryeministri theksoi nevojën për riorganizimin e njësive administrative dhe për një përqendrim më racional të funksioneve në nivel vendor.
“Gjirokastër, diskutim pa media për bashkimet e Libohovës – Gjirokastër, Memaliaj – Tepelenë, Këlcyrë – Përmet, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve dhe racionalizimit të burimeve njerëzore në rrafshin vendor, si edhe përgatitjes për punën me fondet e anëtarësimit në BE”, shkruan Rama bashkëngjitur me pamjet./et
