Projekti i ri i Milanit nën drejtimin e Igli Tares si drejtor sportiv po jep frytet e para, me kuqezinjtë që aktualisht mbajnë vendin e dytë në renditje dhe janë në rrugën e duhur drejt rikthimit në Champions League.
Megjithatë, vëmendja e shqiptarit është përqendruar tashmë te merkatoja e verës, ku synohet goditja e madhe: Leon Goretzka.
Mesfushori 31-vjeçar gjerman pritet të largohet nga Bayern Munich me parametër zero, pasi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i përfundon në fund të këtij sezoni.
Tare e shikon Goretzkan si elementin ideal për të rritur kualitetin e skuadrës për skenën evropiane, por gara pritet të jetë e ethshme.
Për shërbimet e gjermanit është vënë në lëvizje edhe Interi, duke paralajmëruar një tjetër “Derby della Madonnina” në merkato për një nga emrat më të kërkuar të verës./mxh
