Disa njerëz e duan ndjesinë e jastëkëve të mëdhenj e të butë, ndërsa të tjerë nuk ndihen rehat me ta dhe madje zgjohen shpesh me dhimbje qafe apo shpine. Kjo i bën disa të mendojnë: a është më mirë të flesh pa jastëk?
Në disa raste, të flesh pa jastëk mund të ketë disa përfitime, por nuk është një zgjidhje universale për të gjithë. Varet shumë nga mënyra se si flen.
Përfitimet e mundshme të gjumit pa jastëk
Për njerëzit që flenë barkas, heqja e jastëkut mund të ndihmojë në mbajtjen e kokës më të sheshtë, gjë që mund të ulë disa nga tensionet në qafë dhe shtyllë kurrizore.
Kur fle barkas, trupi është në një pozicion më pak natyral dhe pjesa më e madhe e peshës bie në mes të trupit, duke krijuar presion në shpinë dhe qafë. Në këtë rast, jastëku mund ta përkeqësojë këndin e qafës, ndaj disa njerëz ndihen më mirë pa të.
Megjithatë, nuk ka shumë studime shkencore që ta konfirmojnë këtë plotësisht.
Kur gjumi pa jastëk mund të jetë problem
Për ata që flenë me shpinë ose anash, të heqësh jastëkun zakonisht nuk është ide e mirë. Mund të çojë në pozicion të gabuar të qafës, tension në muskuj dhe madje edhe dhimbje koke apo qafe.
Edhe për gjumin barkas, heqja e jastëkut nuk e rregullon plotësisht pozicionin jo natyral të trupit, ndaj shpina mund të vazhdojë të jetë e tendosur.
Çfarë mund të ndihmojë
Vendosja e një jastëku nën bark dhe legen (për ata që flenë barkas)
Jastëk mes gjunjëve (për ata që flenë anash)
Dyshek i mirë dhe mbështetës
Ulje graduale e përdorimit të jastëkut në vend të heqjes së menjëhershme./mxh
