Një debat i zhvilluar në një emision televiziv ka rikthyer në qendër të vëmendjes situatën brenda Partisë Socialiste, duke sjellë interpretime të ndryshme për lëvizjet dhe qëndrimet e disa figurave politike dhe publike.
Të ftuar në emisionin e gazetares Erla Mëhilli ishin pedagogu Erlis Çela dhe gazetari Roland Qafoku, të cilët komentuan zhvillimet e fundit në kampin socialist, me fokus te veprimet e Marjana Koçekut dhe sjellja politike e figurave të tjera të partisë.
Gjatë diskutimit, Çela vlerësoi lëvizjen e Marjana Koçekut si një akt distancimi që, sipas tij, ka më shumë peshë sesa duket në pamje të parë. Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e ministres Elisa Spiropali, duke e cilësuar si të paqëndrueshëm.
“Koçeku bëri një akt distancimi, duket e vogël por nuk është dhe aq. Kurse Spiropali është tërhiq e mos e këput,” u shpreh Çela.
Nga ana tjetër, Qafoku mbajti një qëndrim më kritik ndaj kërkesave për dorëheqje, duke theksuar se nuk është e drejtë që të kërkohet largimi i menjëhershëm i një deputeteje.
“Më e drejtë është që të tërhiqet fare, jo të dalë dhe jo po unë jam e pavarur. Të të kërkojë Marjana Koçeku dorëheqjen është e rëndë,” tha Qafoku.
Debati u zhvendos edhe te figura e deputetit Erion Braçe, për të cilin u sollën vlerësime të ndryshme për qëndrimet e tij brenda Partisë Socialiste. Çela theksoi se qëndrimi i tij është më i drejtpërdrejtë në krahasim me të tjerët, ndërsa Qafoku e mbrojti si një figurë që, sipas tij, ka ruajtur integritet në qëndrimet publike.
“Zoti Braçe ka moralin më të lartë atje se nuk i ka pushuar goja. Mund të thuash që e ka tepruar por jo se nuk ka folur,” u shpreh Qafoku./ad
