Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Tedi Blushi ka reaguar pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar Parlamenti ndërsa e quan “mafia e inceneratorëve”.
Tedi Blushi thekson se mafia e inceneratorëve vazhdon të kapë institucionet sepse afera ende vijon për shkak të SPAK.
Sakaq, Blushi hedh akuza edhe ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, të cilin e quan kumbarin e mafias së inceneratorëve.
“Sot në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori ose Niko helmi i aferës së “Silikon Mix”. Zyrtarisht mafia e inceneratorëve mori sot edhe drejtimin e Kuvendit.
Pronari i inceneratorëve, Edi Rama vuri në krye të Kuvendit ushtarin e inceneratorëve, ortakun e Klodian Zotos. Mafia e inceneratorëve vazhdon të kapë institucionet sepse afera ende vijon për shkak të SPAK.
Altin Dumani është “kumbari” i mafias së inceneratorëve, aferë e cila ende vijon sepse pagesat e aferës ende vijojnë”, u shpreh kreu i grupit të PL, Tedi Blushi.
