Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas fitores 1-2 ndaj Teutës në Kupë. Ai u shpreh se ky triumf në sfidën e parë është mjaft i rëndësishëm.
“Normalisht kishim bërë rotacion me goxha lojtarë, na shërbeu mirë. Vetëm pjesa e golit, në ekuilibër me dy lojtarë të Teutës, është e pafalshme. Lojtarë që nuk janë në balancë me rrezen e portës. Por mendoj që e administruam mirë dhe morëm atë që deshëm.
Mendoj se vonë ishte Rodrigues te marrja e pozicionit, ngaqë është i ri në skuadër. Sota e kishte në dispozicion atë pjesë. Plus, te presingu i Teutës nuk ishim të rrezikuar shumë në daljen e topit. Në pjesën e dytë qëlluan dy momente, por kur merr përsipër të mbash topin, ka edhe këto rreziqe.
Qëllimi i ndryshimit ishte që te futja e dy sulmuesve, që të fitonim ndeshjen. Duke parë minutat e fundit që u tërhoqëm tek një e dyta jonë, kundërshtari përdori goditjet standarde. Këto janë ndeshje që zgjidhen me 1 situatë. Duhet të ishim të kujdesshëm, pasi në ndeshje Kupe s’ka rikuperim, shumë shpejt eliminohesh./mxh
