Last Updated on 04/07/2026 by Anisa
Temperaturat e larta të ditëve të fundit, rritja e numrit të aksidenteve dhe fluksi i turistëve kanë sjellë një ngarkesë më të madhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Çdo ditë, deri në 135 pacientë i drejtohen shërbimit të urgjencës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, situata paraqitet ndryshe në repartin e Pediatrisë. Pavarësisht temperaturave të larta, nuk është konstatuar një rritje e pazakontë e rasteve tek fëmijët. Shefja e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, doktoreshë Greta Naraçi, bën të ditur se deri tani nuk ka situatë epidemiologjike.
Mjekët u bëjnë apel prindërve që, në rast se fëmijët shfaqin temperaturë të lartë, dehidrim apo simptoma që zgjasin, të kërkojnë menjëherë këshillën e pediatrit./ad
