Bayern Munich triumfoi me rezultatin e thellë 8-1 ndaj Wolfsburg, për të dërguar në 11 pikë diferencën në krye të Bundesligës.
Bavarezët zgjatën gjithashtu serinë pa humbje në ndeshjet shtëpiake kundër Wolfsburgut në elitë në 29 takime.
Ndeshja u zhbllokua herët me një autogol pas krosimit të Luis Diaz, ndërsa Wolfsburgu barazoi shpejt me Pejcinovic. Bayern rimori avantazhin me golin e Diaz dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Vincent Kompany shënoi dy gola të shpejtë me Michael Olise dhe një tjetër autogol.
Bavarezët vazhduan dominimin me gola nga Raphael Guerreiro, Harry Kane, Olise dhe Leon Goretzka. Ndeshja përfundoi 8-1, duke konsoliduar pozitat e Bayern në krye të renditjes./mxh
