Last Updated on 09/10/2026 by Monika
Këtë të premte u zhvillua në Tiranë testimi i 1350 kandidatëve që synojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit.
Në testimin për Patrullën e Përgjithshme, së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe rektorin e Akademisë së Sigurisë, ishte edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Demo.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Demo shprehet se interesi në rritje për punën pranë Policisë së Shtetit është një lajm i mirë dhe një përgjegjësi për të përzgjedhur e përgatitur njerëz të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj detyrës.
“Të zgjedhësh këtë profesion do të thotë të zgjedhësh shërbimin ndaj qytetarit, respektin për ligjin dhe përgjegjësinë për ta dëshmuar këtë çdo ditë me punë.
Suksese të gjithë kandidatëve dhe falenderime stafit të angazhuar në mbarëvajtjen e testimit.
Fitofshin më të mirët!”,-shkruan Demo./Mxh
