Last Updated on 08/09/2026 by EL
Ka ardhur së fundmi reagimi i parë nga kampi socialist sa i përket intervistës së dhënë një ditë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili për të pestën herë u rikthye me akuza ndaj qeverisjes së Edi Ramës, por edhe me thirrje drejtuar ish-miqve të tij socialistë.
Ahmetaj u bëri nga arratia thirrje deputetëve socialistë dhe atyre që dikur i ka pasur miq që të mos votojnë “symbyllur”, duke i nxitur të reagojnë ndaj zhvillimeve politike.
Për këtë thirrje ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili ishte i ftuar në studion e Neës 24. Ndonëse që në nisje të intervistës deklaroi se nuk e kishte ndjekur intervistën e një nate më parë të Ahmetajt, Braçe u pyet nga gazetarja Ola Bruko nëse ndihej i përfshirë personalisht në thirrjen e ish-zëvendëskryeministrit.
Kësaj pyetje Braçe ju përgjigjur duke buzëqeshur e duke kujtuar se ai asnjëherë nuk ngre kartonin jeshil “me sy mbyllur” dhe kujtoi kohën kur dhe përballë Ahmetajt votonte kundër projektligjet e propozuara nga vetë ish-zv.kryeministri në kohën kur dhe ky i fundit mbante pozicione të rëndësishme në qeveri.
Ola Bruko: Tani Zoti Ahmetaj ka bërë një thirrje për të gjithë deptutet socialistë të mos votojnë verbërisht dhe të reagojnë, A ndiheni ju të përfshirë personalisht në këtë thirrje?
Erion Braçe: Kjo me bën të qesh. Sepse mbaj mend në tetor-nëntor të vitit 2019 zotëria ishte ministër financash dhe unë deputet. Dhe ekzaktësisht nuk kam votuar verbërisht. Madje as një paketë fiskale më përpara nuk kam votuar verbërisht. Madje kam votuar kundër, Bëhej fjalë për ndryshimin e tatimeve taksave sa i përket bujqësisë që e udhëhoqi zotëria këtë dhe kishte pasoja skandaloze. Kështu që unë nuk jam personi që mund të bëhet kjo thirrje, unë nuk votoj sy mbyllur, kam votuar dhe hapur kundër zotërisë kur i ka bërë këto propozime për paketën fiskale të asaj kohe./ET
