Last Updated on 31/10/2026 by EL
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sa i përket përplasjeve mes protestuesve dhe militantëve të PD-së.
Agron Gjekmarkaj tha se ata që bënin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë mbështetësit e Arlind Qorit dhe se studentët e dinë që PD është në krah të tyre.
“Nuk janë protestuesit ata që kërkojnë largimin e deputetëve demokratë, janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit. Studentët nuk janë kundër deputetëve demokratë.
PD është një parti e protestës. Studentët nuk janë kundër PD-së. Këtu ka dhe socialistë. Janë njerëz që duan që Edi Rama të dorëhiqet.
Është grupi i Arlind Qorit që përpiqet të imponojë protestën. Ne jemi këtu për ta mbrojtur protestën. Të jemi dëshmitarë që të mos lejojmë dhunën dhe terrorin. Ata i kanë masakruar në komisariate. Jemi këtu për të mbrojtur qytetarët.
Është një grup minorenësh. Nuk mund të jenë 10 veta që të imponojnë vullnetin politik. Është një grup që i shërben qeverisë dhe për të krijuar përshtypjen se ka përçarje në protestë”, tha Gjekmarkaj./ET
