Last Updated on 04/06/2026 by Kesjana
Debate të ashpra kanë ndodhur lidhur me protestën qytetare ndaj çështjes së Zvërnecit edhe brenda opozitës. Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka shkëmbyer replika me deputetin e Levizjes Bashkë, Redi Muçi.
Gent Strazimiri: Tani dy fjalë për të gjithë dashnorët e flamengove dhe pelikanit kaçurrel.
Ti, Lenini… nuk mund të të dhimbset pelikani kaçurrel dhe flamengo ditën kur këta kanë nxjerrë fonde me terapi për të ndryshuar seksin e fëmijëve tanë. Me taksat tona, që të dhimbsen aq shumë. Atë sheshin që e ke plot aty, 60-70% e ke demokratë.
“Rama dhe Berisha njësoj në burg” ke nxjerrë dje një pankartë dhe disa qindra prej atyre i ke sjellë të PD-së. Marksista-leninista të vegjël… Marsi ka një faturë të papaguar… Ti, komunistuc i vogël, jashtë kohe… qorra apo çfarë jeni ju që vazhdoni të thoni Marksi dhe Lenini? Mirë është po ta paguash ti, të vijnë ta paguajnë këta.
Nëse do ta hapësh këtë lojë, ne e hapim, por ty nuk të leverdis. Gjëja e vetme që ke bërë duke çuar njerëzit atje është se treçerekun e sheshit i ke larguar, se nuk është protestë politike, por qytetare. Me kujdes herë tjetër, edhe me batuta, edhe me të gjitha, fol se të përgjigjem prapë unë.
Redi Muçi; Meqenëse këtu ndodh shpesh që nga të dyja krahët të më referohen mua dhe Lëvizjes Bashkë si marksistë dhe leninistë, dua t’u them që ata të rinj që protestojnë në atë shesh nuk e njohin Marksin. Ata që kur kanë hapur sytë kanë parë Sali Berishën, që kur kanë nisur të ecin kanë njohur Edi Ramën. Ata të rinj dhe të reja protestojnë kundër jush, kundër dëmit që i keni bërë këtij vendi, kundër shkatërrimit. Dilni dhe jepuni llogari. Mund të vazhdoni pafundësisht me batuta të dala boje. Ju duhet të mbani përgjegjësi për çfarë keni bërë 35 vjet dhe keni fytyrë e na drejtoheni ne./kb
