Derbi i katërt i sezonit mes Tiranës dhe Partizanit pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e Superiores.
Në 181 përballje historike, Partizani kryeson me 75 fitore, kundrejt 49 të Tiranës, ndërsa 57 ndeshje janë mbyllur në barazim. Edhe në aspektin ofensiv, të kuqtë kanë avantazh me 241 gola të shënuar ndaj 195 të bardhebluve. Tirana paraqitet me probleme në sulm, me një mesatare prej 0.91 golash për ndeshje dhe një realizim çdo 99 minuta. Në mbrojtje, skuadra ka pësuar 44 gola, me një mesatare prej 1.38 për ndeshje.
Partizani vjen pas pesë ndeshjesh pa fitore, me tre barazime dhe dy humbje. Pavarësisht kësaj serie, skuadra mbetet e bashkuar dhe e fokusuar për këtë përballje.
Ndeshja konsiderohet vendimtare për vazhdimësinë e sezonit për të dyja ekipet. Partizani lufton për “Final Four”, ndërsa Tirana po tenton të sigurojë mbijetesën./mxh
