Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve.
Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër.
Kujtojmë se Tom Doshi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pak vite më parë.
Ditën e sotme, është mbajtur seanca e parë parlamentare e këtij sesioni të ri, ku po betohen të gjithë deputetët e zgjedhur në 11 maj.
Vendimi i Doshit dhe Sabina Jorgos ka ardhur pak para se të rifillonte mbledhja e Kuvendit, për betimin e ligjvënësve.
Ndërkohë gjatë paradites së sotme, seanca plenare u shoqërua nga tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, me Partinë Demokratike që nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht vendimit për të hyrë në Kuvend. m.p.
