Last Updated on 14/08/2026 by Kesjana
**
Teksa miliona njerëz kthyen sytë nga qielli të mërkurën për të ndjekur eklipsin diellor, të dhënat e reja tregojnë se shumë prej tyre zgjodhën si kolonë zanore këngën ikonike të Bonnie Tyler, “Total Eclipse of the Heart”.
Gjatë eklipsit, më shumë se 90% e Diellit u mbulua nga Hëna, ndërsa në disa zona të Europës kontinentale ai u mbulua plotësisht, në eklipsin e parë total diellor që nga viti 1999.
Sipas të dhënave të Spotify, këngët me tematikë hapësinore dhe eklipsin shënuan rritje të ndjeshme të dëgjimeve. “Total Eclipse of the Heart” e Bonnie Tyler u dëgjua 14% më shumë në mbarë botën, krahasuar me mesataren ditore të periudhës 1–11 gusht. Në Mbretërinë e Bashkuar, rritja më 12 gusht arriti në 94%.
Këngë të tjera që shënuan rritje të ndjeshme gjatë eklipsit ishin:
• Evolfo – “Moon Eclipsed the Sun”: +1,251%
• Chris Staples – “Dark Side of the Moon”: +405%
• Pink Floyd – “Eclipse”: +144%
• Delta Goodrem – “Eclipse”: +40%
• Bill Withers – “Ain’t No Sunshine”: +3%
“Total Eclipse of the Heart” u publikua më 11 shkurt 1983 dhe ishte pjesë e albumit të pestë të Bonnie Tyler, Faster Than the Speed of Night. Kënga kryesoi klasifikimin britanik dhe u bë singëlli i pestë më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 1983.
Kënga ikonike ka shitur më shumë se 13 milionë kopje në mbarë botën, ndërsa videoklipi i saj ka kaluar 1.3 miliardë shikime në YouTube dhe mbi 1 miliard dëgjime në Spotify.
Pas vdekjes së Bonnie Tyler, kënga u rikthye në klasifikimin britanik, duke u ngjitur deri në vendin e 29-të. Shërbesa mortore e këngëtares do të mbahet më 17 gusht në kishën St Mary’s në Swansea, Uells./FC
