Last Updated on 29/07/2026 by Anisa
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të mërkure fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të qarkut të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër. “Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, tha policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/ad
