Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Erjon Morina, 23 vjeç, futbollisti i Vushtrrisë ka ndërruar jetë në mëngjesin e kësaj të enjte.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, me një postim prekës dedikuar djalit të tyre.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysuar me kujtimet me të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”, ka shkruar babai i tij Iliri.
Morina pësoi sulm në zemër gjatë kryerjes së stërvitjes, teksa qëndroi në kujdesin intensiv për disa javë në gjendje të rënduar shëndetësore. Futbollisti shqiptar kishte një karrierë të bujshme teksa e nisi me FC Prishtinën, teksa ka luajtur dhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.
/E.S