Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi qe te nderpritej seanca plenare e kesaj te enjtje duke ngulmuar per prezencen e kryeministrit Edi Rama ne Kuvend.
Kryetarja e Kuvendit e hodhi në votim këtë kërkesë, e cila u rrëzua.
“Thërrisni Ramën të vijë këtu dhe të japë llogari për atë informacion që ka dalë në media. Ne disponojmë edhe të gjitha dokumentacionet përkatëse. Kishte thënë aty që nuk ka asnjë letër të shtetit shqiptar. Patjetër! Kur nuk ka ekzekutimin vullnetar por ekzekutim të detyrueshëm nuk ka letra nga shteti shqiptar, por vendim nga gjykata belge. Ndërprisni seancën, detyrojeni të mos fshihet, të vijë të japë llogari siç e detyron Kushtetuta”, tha Bardhi./E.T