Last Updated on 20/02/2026 by Anisa
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë në zonën e Ura e Babrrusë, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga ura.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është konstatuar poshtë urës nga persona që ndodheshin në afërsi, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima është vetëhedhur, por rrethanat e plota do të sqarohen nga hetimet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Informacion paraprak nga Kamëz
Rreth orës 11:40, shtetasi D. K., rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
