Presidenti i Donald Trump ka kërkuar dorëzimin e pakushtëzuar të Iran në një deklaratë të fortë të publikuar të premten (6 mars), duke përshkallëzuar ndjeshëm retorikën në konfliktin që ai ka nisur së bashku me Izrael.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin pa dorëzim të plotë. “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveçse DORËZIM I PAKUSHTËZUAR,” theksoi ai.
Deklarata e presidentit amerikan erdhi vetëm disa orë pasi presidenti iranian njoftoi se disa vende të paidentifikuara kanë nisur përpjekje ndërmjetësimi, një nga sinjalet e para për një iniciativë diplomatike që synon t’i japë fund konfliktit.
Trump shtoi se pas dorëzimit dhe përzgjedhjes së një udhëheqësi të ri të pranueshëm për Iranin, SHBA dhe aleatët e saj do të punojnë për ta rindërtuar vendin ekonomikisht. “Irani do të ketë një të ardhme të madhe. Ta bëjmë Iranin përsëri të madh (MIGA),” deklaroi ai.
Një ditë më parë, në një intervistë telefonike për Reuters, Trump tha se kërkon të ketë rol në përzgjedhjen e liderit të ri suprem të Iranit, për të zëvendësuar Ali Khamenei, i cili sipas tij u vra në ditën e parë të luftës.
Këto deklarata shënojnë një përshkallëzim të madh politik dhe diplomatik në konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësim sapo kanë filluar./mxh
