Last Updated on 27/07/2026 by Monika
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urdhëronte operacione të reja ushtarake ndaj Iranit, nëse diplomacia dështon.
Trump për median “Axios” të hënën se ekziston edhe një mundësi e tillë.
“Jemi në bisedime shumë të thella me Iranin. Nëse nuk funksionon, do të kthehemi në veprime shumë të forta ushtarake”,-u shpreh Trump.
Kur u pyet se sa kohë ishte i gatshëm t’i jepte diplomacisë, presidenti i SHBA-së u përgjigj se nuk ka shumë kohë. Ose do të lëvizë shpejt ose aspak.
Trump tha se vendosi të ndalonte sulmet të premten sepse vendet ndërmjetësuese i kërkuan t’u jepte negociatave një shans tjetër./MXH
