Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e ardhshme me homologun libanez, Joseph Aoun.
Aoun u nis nga Bejruti për në Uashington, pas përfundimit të raundit të fundit të bisedimeve Liban-Izrael në Itali.
Ky do të jetë udhëtimi i parë në Uashington nga një kryetar shteti libanez që kur Michel Sleiman u prit nga Barack Obama në vitin 2009.
Aoun do të zhvillojë diskutime me disa zyrtarë amerikanë mbi situatën në Liban dhe mënyrat për të forcuar armëpushimin, veçanërisht në jug, si dhe mbi tërheqjen e Izraelit nga rajonet libaneze që ai pushton.
Bisedimet do të përqendrohen gjithashtu në zgjerimin e autoritetit të shtetit libanez në të gjithë territorin e tij./Mxh
