FIFA pret të regjistrojë të ardhura rekord nga Kupa e Botës, të cilat mund të arrijnë deri në 15 miliardë dollarë, më shumë se parashikimi fillestar prej 11 miliardë dollarësh.
Sipas raportimeve, një pjesë e rëndësishme e kësaj rritjeje lidhet me tregun dytësor të rishitjes së biletave dhe paketat premium. FIFA përfiton komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi në rastet e rishitjes së biletave.
Rritja e të ardhurave mund të sjellë më shumë fonde për federatat kombëtare anëtare. Kjo situatë konsiderohet pozitive edhe për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në prag të proceseve të ardhshme zgjedhore.
Sipas raportimeve, rreth 200 federata kanë shprehur mbështetje për Infantinon. Suksesi ekonomik dhe organizativ i Botërorit 2026 forcon gjithashtu mundësinë që Shtetet e Bashkuara të synojnë organizimin e një tjetër Kupe Bote në vitin 2038./mxh
