Disa vende evropiane, përfshirë Suedinë, Norvegjinë, Gjermaninë dhe Francën, kanë njoftuar dërgimin e personelit ushtarak në Groenlandë, mes rritjes së shqetësimeve për sigurinë në Arktik.
Ministria daneze e Mbrojtjes konfirmoi se Danimarka po forcon praninë ushtarake në Groenlandë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Sipas autoriteteve daneze, dislokimi përfshin anije, avionë dhe trupa, me synim forcimin e aftësisë operacionale në kushtet e vështira arktike.
Nga pamjet shihet një aeroplan i Forcave Ajrore Mbretërore Daneze që ulet në aeroportin e Nuuk, me personel të veshur me uniforma ushtarake.
Ministria daneze e Mbrojtjes deklaroi se siguria në Arktik është thelbësore për Mbretërinë e Danimarkës dhe aleatët e saj.
Nga ana tjetër, Polonia nuk ka pranuar të dërgojë ushtarë në Groenlandë.]
Kryeministri Polaku, Donald Tusk, u shpreh se ssiguria polake varet drejtpërdrejt nga stabiliteti i Bashkimit Evropian dhe solidariteti i anëtarëve evropianë të NATO-s.
Vendimi vjen pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump mbi rëndësinë strategjike të ishullit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë përsëriti kërkesën për aneksimin e ishullit, me argumentin se është i rëndësishëm për sigurinë kombëtare, përfshirë edhe të Danimarkës.
Ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës u takuan me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentin JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.
Pas këtij takimi, Ministri i Jashtëm danez dhe homologia e tij nga Groenlanda , thanë se SHBA-të dhe Danimarka do të formojnë një grup pune për të diskutuar një gamë të gjerë shqetësimesh në lidhje me ishullin, i cili mund të takohet në javët e ardhshme./mxh
