Nje astronaut pjesë e misionit Crew-11 ka shfaqur probleme shëndëtësore duke detyruar ekuipazhin të kthehet në tokë. Ky shënon edhe evakumin e parë mjekësor nga NASA në 65 vjet fluturime hapësinore njerëzore. Grupi i astronauteve kreu uljen me sukses pranë brigjeve të Kalifornisë .
Ata duhej të qëndronin në Stacionin ndërkombëtar Hapësinor deir në fund të muajit shkurt, por misioni u ndërpre për shkak të trajtimit mjekësor të anetarit te ekuipazhit.
Zyrtaret nuk kanë identifikuar astronautin që kishte nevojë për kujdes mjekësor dhe as nuk kanë bërë publike detaje rreth shëndetit të tij.
Crew-11 që u nis nga Florida në muajin gusht të vitit të kaluar përbëhej nga astronautët amerikanë Zena Cardman, 38 vjeç, dhe Mike Fincke, 58 vjeç, astronauti japonez Kimiya Yui, 55 vjeç, dhe kozmonauti rus Oleg Platonov, 39 vjeç.
Në një komunikim të fundit NASA njoftoi se astronauti i sëmutrë është në gjendje të mire dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të sigurt./mxh
