Last Updated on 23/07/2026 by Monika
Me ironi, Sali Berisha i tha Elisa Spiropalit se “e hëngri lubia”, një term me të cilin ai i referohet Belinda Ballukut, pasi “ishte më e fortë.” Me gjeste, ai i tha Spiropalit se “erdhi e veshur si nuse” ditën që kujtoi se për Ballukun do të ishte e fundit, por në të vërteë bëhej fjalë për të.
“Përfaqësoni dosjen Balluku. Edhe ty, Pëllumbeshë, ty nuk të hëngri parimësia, por ty të hëngri Lubia, se ishte më e fortë se ti. Pëllumbeshë, je e sinqertë me veten tënde, se unë të dhashë një paralajmërim kur na erdhe e veshur si nuse këtu, kujtove se ishte në ditën e fundit. Harrove se ajo do bëhej dita e fundit e jotja”, tha Berisha./MXH
