Shefi i Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari ishte mes të arrestuarve në kuadër të operacionit për ndërtimet pa leje në bregdet.
Ndaj tij rëndojnë dyshime për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas raportimeve, Bashllari gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit ka deklaruar se së fundmi ka qenë i angazhuar në zbardhjen e një vrasjeje në Sarandë dhe nuk ka mundur të merret me çështjen e ndërtimeve pa leje.
Ndërkohë bashkë me Bashllarin bëhet me dije se është arrestuar dhe nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin dhe inspektor Robert Çullaj, specialist zone.
Gjithashtu policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 8 shtetas që po punon për të ndërtuar objektin e paligjshëm në Sarandë në një hapësirë plazhi, si dhe ka shpallur në kërkim pronaren që kishte kërkuar të bëhej ndërtimi i këtij objekti.
Ndërkohë është pezulluar nga dhe shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, Komisar Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./mxh
