Last Updated on 04/11/2025 by EL
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj e shpalli Bllakon fajtor për përfitim të padrejtë në shumën prej 119 mijë eurosh dhe 7 milionë lekësh.
Alqi Bllako është liruar nga ambientet e paraburgimit, sepse ai është dënuar më pak sesa koha që ka qëndruar në burg. Tashmë, me vendim të GJKKO-së është urdhëruar lirimi i Bllakos.
Në bazë të vendimit, Bllako u dënua me 4 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj burgim.
Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh./E.
