Deputetja e PS-së Belinda Balluku ka reaguar pas konfirmimit të saj si drejtuese politike në qarkun e Fierit në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS.
Në reagimin në rrjetet sociale, Balluku shprehet se i është mirënjohëse kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e drejtimit të qarkut Fier.
Ajo është shprehur gjithashtu se është mirënjohëse edhe për të gjithë votuesit e PS-së në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar.
Reagimi i plotë:
Qarku Fier
Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier.
Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.
Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.
Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!/mxh
