Last Updated on 03/11/2026 by Klara
Ndahet nga jeta në Spitalin e Traumës avokati Sajmir Visha. Ai ka ndërruar jetë pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte rrëzuar nga shkallët. Për shkak të plagëve të marra, Visha ishte shtruar në spital, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, avokati nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta shënon një humbje për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
