Pirja e ujit të ngrohtë me limon sapo zgjohesh është kthyer në ritual për shumë persona. Ky zakon lidhet shpesh me përmirësimin e tretjes, pastrimin e organizmit dhe rritjen e energjisë. Specialistët shpjegojnë se uji i ngrohtë ndihmon në hidratim pas orëve të gjumit, ndërsa limoni ofron vitaminë C dhe stimulon prodhimin e lëngjeve tretëse.
Megjithatë, theksohet se kjo pije nuk zëvendëson një dietë të balancuar. Për disa persona me stomak të ndjeshëm, aciditeti i limonit mund të shkaktojë parehati. Prandaj rekomandohet moderim dhe dëgjim i sinjaleve të trupit, pa e konsideruar këtë zakon si zgjidhje magjike për shëndetin./KM
